Kthimi i Christina Applegate

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Të premten, më 3 maj, Netflixi na e sjell komedinë e zezë “Dead to Me”, e cila e shënon kthimin e Christine Applegate në televizion.

Applegate e luan Jenin, vejushën cinike e cila vendos ta zgjidhë vrasjen e bashkëshortit, i cili u vra në një aksident trafiku në të cilin pjesëmarrësi tjetër kishte ikur. Kur e takon shpirtin e lirë optimist me emrin Judy (Linda Cardellini) në grupin për mbështetje, të dy femrat bëhen mike pavarësisht personaliteteve të tyre krejtësisht të ndryshme. Ndërsa lidhen përmes shisheve të verës, biskotave dhe tendencave të përbashkëta ndaj serisë së vjetër “The Facts of Life”, Judy dëshpërimisht përpiqet ta mbrojë Jen nga sekreti tronditës që mund ta shkatërrojë jetën e saj, shkruan KOHA Ditore.

Image

Krijuesja e serisë është Liz Feldman, ndërsa në rolet e tjera paraqiten edhe James Marsden, Ed Asner dhe Brandon Scott. Sezoni i parë do t’i ketë 10 episode.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme