Ku do ta kalojnë muajin e mjaltit çifti mbretëror

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 09:13 | Nga

Kanë mbetur më pak se dy muaj nga dasma mbretërore dhe gjithë bota është me sytë nga princi dhe e fejuara e tij Meghan. Por gjithsesi, ceremonia e dasmës nuk është e vetmja gjë të cilën njerëzit duan ta shohin.

Muaji i tyre i mjaltit është gjithashtu një nga temat më të diskutuara kohët e fundit. Aq sa fustani që princesha e ardhshme do të mbaj veshur, apo shija e tortës mbretërore.

Thuhet se vendi në të cilin dyshja do të kalojë muajin e mjaltit është Namibia, dhe aty do të qëndrojnë në Hoanib Valley Camp, vend i cili është ndërtuar së fundmi.

Ndonëse diçka e tillë nuk është konfirmuar ende nga pallati i Kensington-it, me shumë gjasa çifti do t’i rikthehet pushimeve afrikane.

Nëse ka diçka që do ta pengonte çiftin për të shkuar në Namibia është vetëm fakti që tani të gjithë e morën vesh destinacionin. Dhe supozohet që të sapomartuarit të pushojnë të qetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme