Kur gjërat nuk shkojnë sipas skenarit, Kida tregon prapaskenat e xhirimeve kur Kejvina nuk mundi të hiqte maskën

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Kida së fundmi publikoi këngën e saj më të re me titull “Edhe sa”.

Kënga është pritur mirë nga publiku, gjersa vëmendje më të madhe ka marrë klipi, protagoniste e të cilit janë femrat e njohura të showbizit.

Arta Elezaj, Kejvina Kthella e Megi Pojani janë tri bukuroshet të cilat u bënë pjesë e klipit të 22-vjeçares.

Pas suksesit të projektit, Kida ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video nga prapaskenat e xhirimeve.

Në videon e ndarë me ndjekësit, këngëtarja tregon momentin qesharak kur te skena me maska, Kejvina has në vështirësi në heqjen e maskave.

Skena shoqërohet me të qeshura nga të pranishmit, teksa duket se njëjtë ka ndodhur edhe me komentuesit.

Kida përndryshe gjatë kësaj vere ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku. 

Të ngjashme