Kur ishte e vogël e tallnin, sot mbretëreshë e bukurisë

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 12:41 | Nga

Kate Upton është në kulmin e karrierës së saj si modele, por rrugëtimi deri aty nuk ka qenë aspak i lehtë për të. Bukuroshja 24-vjeçare ka rrëfyer se si njerëzit e modës i bënin presion në fillimet e karrierës së saj për të mbajtur dietë.

“Kam pasur shumë presion. Kur fillova këtë karrierë të gjithë më thoshin të mbaja dietë sepse nuk isha në formën perfekte. Në fillim i dëgjova, por pastaj vendosa të heq dorë, më dukej shumë false. Njerëzit që ju thonë se duhet të ndryshoni në të vërtetë janë njerëz pa vizion dhe aspak kreativë”, deklaroi bukuroshja që u shfaq për herë të parë para kamerave në vitin 2008.

Po ashtu, Kate deklaroi se atë e tallnin shumë kur ishte fëmijë, për shkak të këmbëve të gjata dhe vetullave, por ishte gjithmonë e ëma që i rikthente vetëbesimin.

“Kur isha e vogël më kanë tallur shumë për shkak të këmbëve të gjata dhe vetullave. Sigurisht që mërzitesha, por mamaja kujdesej që unë të riktheja vetëbesimin. Ajo merrte një revistë dhe më thoshte: ‘Shiko, edhe modelet kanë këmbë të gjata’. Aty më lindi dëshira të bëhem modele”, tha ajo.

1473264962_21473264927_1
1473264948_41473264986_5Cq8qq3kWEAEFbveCq76b16WIAAjAhaCrldykgWAAAmScc

kate upton1Cq7qMifXEAAEpcs

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme