Kur motrat e famshme Kardashian-Jenner dalin për qejf

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Klani Kardashian-Jenner të mërkurën mbrëma kishin dalë në restorantin e famshëm “Giorgio Baldi” në Santa Monica.

Motrat e famshme njihen për faktin se nuk e kanë probleme të zhvishen dhe të veshin veshje provokative.

Vajzave u mungoi vetëm Kendall Jenner, ndërsa të gjitha ishin rregulluar veçanërisht për këtë rast, duke e ditur se kudo do t’i ndjekin paparacët, si gjithmonë.

Anëtarja më e re e klanit dhe miliarderja më e re në histori, Kylie Jenner, kishte zgjedhur një fustan të gjatë pa mëngë i cili ia theksonte linjat e saj për të cilat ende nuk dëshiron ta pranojë se janë krijuar tek kirurgu plastik, edhe pse kjo është më se e qartë, shkruan KOHA Ditore.

34-vjeçarja Khloe Kardashian sërish po argëtohet si femër single, ndërsa edhe pas një tjetër skandali të tradhtisë së babait të fëmijës së saj, basketbollistit Tristan Thompson, Khloe nuk largohet nga kreacionet e ngushta dhe seksi, ndërsa këtë herë e zgjodhi një fustan të gjatë me teksturë gjarpri.

Image

Motra më e madhe Kardashian, Kourtney, me kreacionin e pazakontë të zi dhe gri e theksoi dekoltenë, ndërsa Kim ishte çuditërisht më e “mbuluara”. Kështu, në një bluzë të ngushtë dhe të bardhë me mëngë të gjata ajo e kombinoi një fustan me teksturë gjarpri me një të hapur dhe take plastike, të cilat prej vitesh kanë shkaktuar neveri të një pjese të madhe të publikut.

Image

Në të njëjtën kohë, modelja Kendall Jenner po punonte në New York me shoqen e ngushtë Hailey Baldwin, gruan e Justin Bieber, ndërsa për hapjen e hotelit në Times Square ajo e zgjodhi një mini fustan me një dekolte (tekstualisht) deri në kërthizë.

Të ngjashme