Kush është aktorja që po ndan çiftin Wanda-Icardi

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi dhe Wanda Nara një nga çiftet më të njohura të botës së futbollit dhe aq shumë të përfolur po shkojnë drejt një ndarjeje të mundshme.

Marrëdhënia e tyre në të cilën kanë sjellë në jetë dhe dy vajza është krisur pikërisht për shkak të modeles argjentinase Maria Eugenia Suarez me të cilën mesa duket sulmuesi i PSG ka tradhëtuar Wanda Narën.

Por kush është Eugenia Suarez e cila ka hyrë në mes të çitit Nara-Icardi duke prishur një martesë që zgjaste prej vitesh. Eugenia Suarez e njohur ndryshe si China Suarez është një aktore, këngëtare dhe modele e njohur argjentinase.

Si aktore ajo ka debutuar në moshën 11-vjeçare në një serial argjentinas ndërsa në Instagram numëron vetëm 5 mijë ndjekës në profilin “sangrejaponesa” teksa ndiqet edhe nga personazhe të njohur si bashkëshortja e Messit Antonella Roccuzo, e dashura e Paulo Dybala, Oriana Sabbatini, futbollistët Ezequeil Lavezzi e Joaquin Correa si dhe nga motra e wanda Narës, Zaira Nara.

Në argjentinë bëhet fjalë për një personazh të njohur por në Europë 29-vjeçarja ka marë famë vetëm për shkak zërave që e lidhin atë me Mauro Icardin.

Maria Eugenia Suarez njihet edhe për origjinën e saj japoneze. 29-vjeçarja ka patur dy lidhje të mëparshme nga të cilat ka sjellur tre fëmijë, një vajzë nga marrëdhënia me aktorin argjentinas Nicolas Cabre në 2013-ën dhe një vajzë dhe një djalë nga lidhja 6-vjeçare me aktorin kilian Benjamin Vicuna nga i cili është ndarë vetëm para pak muajsh.

Të ngjashme