Kush është shoferi personal i kryeministrit Haradinaj? (Foto)

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 18:56 | Nga

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj njihet për energjinë e tij që shpesh herë duket se nuk shterron.

Prej se ai ka marrë këtë detyrë, ka pasur qindra takime e vizita, në ditët e tij të gjata të punës, me agjendë pothuajse gjithmonë shumë dinamike.

Meqenëse takimet e tij jo gjithmonë bëhen në zyrën e tij, të parit të ekzekutivit i duhet shpesh herë edhe të lëvizë nga vendi në vend.

Por a ka kryeministri Haradinaj shofer personal?

Duket se po!

Bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj ka postuar një fotografi me bashkëshortin e saj, ku shihet se janë në veturë por se në timon është vet ajo.

Ajo me shaka ka shkruar “Kryeministri me shofer”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme