Kush janë artistët shqiptar që bashkuan Kosovën dhe Shqipërinë me dashurinë e tyre?

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Kosova e Shqipëria si dy shtete shumë të afërta me njëra tjetrën kanë afruar edhe shumë yje të shoubizit me njëri tjetrin.

Shembull tipik i këtyre çifteve mund të themi që është reperi nga Kosova, Getoar Selimi, i cili duket se i pëelqejnë shumë gocat nga Shqipëria pasi që ai ishte në lidhje dashurie me këngëtaren Elvana Gjata e tani është i martuar me prezantuesen shqiptare, Marina Vjollcën.

Genc Prelvukaj së fundmi ka bërë publike lidhjen dhe fejesën me këngëtaren Eni Koçi.

Këngëtarja Vesa Luma tani më është gruaja e këngëtarit Big Basta e me të cilin ka një djalë.

Edhe bashkëshorti i Alma Bektashit, Sokoli, është shqipëtar nga Shqipëria.

Edhe ndarja e Mc Kreshës me Rozana Radin bëri bujë shumë të madhe.

Një ndarje tjetër që mori shumë vëmendje ishte edhe e Brunos me aktoren kosovare, Arta Nitaj, e njohur si ‘Xhesika’.

Këngëtari, Seldi, të cilit nuk po i ecin mirë lidhjet e dashurisë, ka pasur dy fejesa të dështuara. Njërën me vajzën e deputet Milaim Zeka, Dafinën e tjetra me këngëtaren Mimoza Shkodra.

Lidhja e cila nuk është konfirmuar kurrë mirëpo ka shumë spekulime është ajo e prezantueses Luana Vjollca me biznesmenin Krenar Çoçaj i cili më parë ishte i lidhur më këngëtaren Dafina Zeqiri.

Inva Mula, sopranoja me famë botërore, ka shuar çdo dyshim në lidhje me martesën e saj me biznesmenin kosovar, Ethem Ramadani.

Aktorja e njohur Arta Muçaj me kantautorin Bojken Lako.

Të ngjashme