Kush u nda, e kush nisi lidhje të re dashurie më 2020

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Edhe më 2020, jeta personale e të famshmëve shqiptarë ka qenë në fokus të publikut e medieve.

Disa prej të famshmëve kanë nisur romanca të reja, e ka edhe prej tyre që kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.

Por, kishte edhe nga ata që fatkeqësisht kanë ndarë rrugët me partnerët e tyre, por kishte edhe rast kur disa fytyra publike dhanë ‘sinjale’ që janë ribashkuar pak kohë pasi konfirmuan ndarjen.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë një nga personazhet më të përfolura të këtij viti, për shkak të të rejave që ndodhën në jetën e saj.

Artistja, më 2020 konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me biznesmenin Fisnik Syla.

Çifti prej kohës që zyrtarizuan lidhjen, nuk i kanë kursyer paraqitjet publike, ndërsa nuk janë të pakta dedikimet e veçanta të dashurisë.

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld

Një tjetër çift i ri që u krijua më 2020 është ai mes Adriana Matoshit dhe Keith Groeneveld.

Adriana dhe Keith u komentuan shumë në rrjet pasi zyrtarizuan lidhjen, sidomos për diferencën e madhe në moshë.

Por, çifti ua kanë dëshmuar të gjithëve që po e shijojnë në maksimum lidhjen e dashurisë me njëri-tjetrin.

Adriana njëherësh vitin 2020 e përmbylli me shumë suksese edhe në anën profesionale.

Oriola Marashi dhe Eros Grezda

Një tjetër çift që më 2020 e konfirmuan romancën e tyre, janë edhe modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda.

Madje, periudhën më të madhe të izolimit, ata e kaluan së bashku, por gjithmonë duke tentuar që lidhjen ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.

Që të dy janë të suksesshëm në profesionet e tyre.

Seldi Qalliu dhe Sindi Cela

Edhe këngëtari Seldi Qallu më 2020 njoftoi se ka nisur lidhje të re dashurie me Sindi Celën.

Dyshja u panë shumë të afërt në disa imazhe që qarkulluan në rrjete sociale, nga ditëlindja e Sindit.

Lidhja e re e Seldit erdhi dy vide pas ndarjes nga këngëtarja Mimoza Shkodra.

Shpat Kasapi dhe Selvie Jao

Në fund të 2020-ës, Shpat Kasapi vendosi që ta bëjë publike lidhjen e dashurisë me Selvie Jaon.

Ai muajt e fundit është përfolur për një lidhje, por nuk preferoi ta konfirmonte deri në fund të dhjetorit.

Këngëtari ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku u shfaq i lumtur krah partneres.

Valza Zhegrova dhe Nazmi Vërtopi

Në shtator të 2020-ës, këngëtarja Valza Zhegrova konfirmoi lidhjen me avokatin Nazmi Vërtopi.

Ajo e zyrtarizoi lidhjen duke publikuar një kolazh fotografish me partnerin dhe erdhi pak kohë pasi në rrjet filluan të qarkullonin foto të çiftit.

Ndryshe, po në këtë vit, këngëtarja njoftoi se po largohet nga muzika.

Të famshmit që deklaruan se ndanë rrugët me partnerët më 2020:

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi

Modelja Heidi Lushtaku dhe boksieri Robin Krasniqi më 2020 i dhanë fund lidhjes.

Këtë gjë e kishte konfirmuar vet Heidi përmes një postimi në rrjete sociale, ku tha se edhe pas ndarjes ajo dhe Robini vazhdojnë të mbesin miq.

Ata ishin bashkë për katër vjet, por modelja deklaroi se nuk mundën ta ruajnë harmoninë dhe përkushtimin për njëri-tjetrin.

Megjithatë, në fund të vitit kanë qarkulluar zëra se dyshja janë ribashkuar sërish.

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek

Një tjetër çift i njohur që u komentua shumë gjatë këtij viti ishte edhe Dafina Zeqiri dhe DJ Geek.

Këngëtarja, në një prej intervistave të saj, kishte deklaruar se i ka ndarë rrugët me DJ Geek, pasi nuk kishin gjetur gjuhë të përbashkët.

Ajo ndër të tjera kishte thënë se ka vërtejtur që puna dhe lidhja romantike nuk shkojnë bashkë, por më vonë veprimet e treguan të kundërtën.

Dafina muajt e fundit është parë vazhdimisht në shoqëri të DJ Geek, duke lënë të kuptohet se kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe janë ribashkuar sërish.

Madje, me komentet e fundit, ajo e vulosi ribashkimin me partnerin.

Dafina Dauti dhe Tafil Kurtishi

Këngëtarja Dafina Dauti dhe Tafil Kurtishi i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë në fillim të 2020-ës.

Kurtishi është ribashkuar me partneren e mëparshme, ndërsa Dafina nuk ka njoftuar për ndonjë lidhje të re.

Ka edhe shumë emra të tjerë që janë komentuar lidhur me jetën private, por që nuk kanë konfirmuar diçka zyrtare lidhur me thashethemet që qarkullojnë për ta.

Një çift që në fund të vitit u komentua për një ndarje të mundshme është edhe Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha, por një gjë të tillë asnjëri prej tyre nuk e ka konfimruar.

Në anën tjetër, Mozzik dhe Loredana pas deklaratave të shumta për njëri-tjetrin kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe janë ribashkuar.

Fansave u mbetet të presin e të shohin se me çfarë dramash do të përballen yjet e shoubizit gjatë vitit 2021.

Të ngjashme