Ky aktor i njohur e feston ditëlindjen gjithmonë vetëm

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Dev Patel do të festojë ditëlindjen e tij të 29-të muajin e ardhshëm, por ai nuk e ka ndërmend të bëjë një festë me të ftuar.

Aktori i njohur thotë se do ta kalojë i vetëm ditëlindjen, siç bën normalisht.

“Unë nuk do të bëj asgjë të veçantë për të festuar ditëlindjen. Do të jem me veten time. Ndoshta bëj diçka të këndshme. Unë zakonisht e kaloj vetëm”, tha ai për Page Six.

Filmi i tij i ri “Hotel Mumbai” për sulmin terrorist në hotelin Taj në Mumbai, do të dalë në kinema këtë fundjavë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme