Ky është çmimi marramendës i orës që mbanë Morena Taraku

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Që ka një jetë superluksoze këtë nuk e vëmë në dyshim, pasi ajo me shumë krenari tregon për veshjet e saj firmato, shtëpinë e saj të dizajnuar me shije dhe udhëtimet luksoze.

Kjo dëshmohet edhe më shumë kur publikohen shifrat e veshjeve të Morena Tarakut e që njihet për stilin e saj të shtrenjtë.

Në disa publikime të fundit që ka bërë faqja e Instagramit “whattheywearin”, shihen shifrat e një prej veshjeve të saj të fundit.

Ora e dorës nga diamanti që Morena mban është e markës “Bulgari” dhe kap shifrën e 59,800 euro, një palë syze të markës “Louis Vuitton” që kushtojnë rreth 585 euro dhe një çantë “Prada” që kushton 475 euro.

Kujtojmë që ditë më parë ajo mbushi 27 vjet, dhe poashtu ka paralajmëruar se do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme