Ky është këngëtari kosovar që po i shijon çastet e fundit si beqar (Foto)

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 14:41 | Nga

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me profesionin e Albatritit pasi që të dy prindërit e tij janë këngëtarë mjaft të njohur të muzikës popullore.
Bëhet fjalë për Nysret Muqiqin dhe Merita Halilin të cilët me apo pa dëshirë ndikuan në zgjedhjen e profesionit të djalit të tyre.

Kënga e tij e fundit që solli në bashkëpunim me Erik Lloshin javën e shkuar u prit mjaft mirë nga publiku dhe pati sukses të madh por këngëtari po planifikon diçka edhe më të madhe për veten e tij, diçka speciale por që nuk ka të bëjë me muzikën.

Pas një lidhje shumë të gjatë me Egzona Brahimajn artisti ka vendosur të bëjë hapin e madh të jetës e që është martesa.

Ai ka vendosur ta bëjë këtë në një periudhë ku e sheh veten më të lirë sa i përket angazhimeve muzikore pasi që dihet se ka qenë shumë i zënë gjatë gjithë sezonës së verës.

Sipas burimeve të Prive.al ceremonia e martesës do të mbahet më 11 nëntor e ku do të jenë të ftuar shumë mysafirë e ndër ta edhe shumë fytyra publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme