Ky është tatuazhi që Donaldi e ka bërë për Bora Zemanin

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Donald Veshaj u shndërrua në një nga personazhet më të përfolur të muajve të fundit.

Aktori i njohur që vëmendje të madhe po merr me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip” brenda nisi një lidhje dashurie me Beatrix Ramosaj duke shkaktuar shumë zhurmë pasi brenda shtëpisë ai takoi edhe ish-të dashurën Bora Zemani dhe dërgimi i një dhurate për 3-vjetorin e lidhjes u mor si sinjal se dyshja do të bashkoheshin.

Por nuk ndodhi kështu, ai vazhdoi lidhjen me Trixën, së cilës pak ditë para se kjo e fundit të dilte i premtoi se do të realizonte një tatuazh për të.

E Donaldi me sa duket i paska ves tatuazhet pasi po flitet se në trup ka të gdhendur edhe një për Borën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme