Kylie Jenner flet për shtatzëninë, ja si qëndron e vërteta

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 16:34 | Nga

Më në fund u zbulua e vërteta që qëndron pas shtatzënisë së Kylie Jenner.

Bukuroshja 20-vjeçare ka konfirmuar se është shtatzënë dhe se është në pritje të një vajze. Prej pak ditësh mediat janë pushtuar nga lajmi se Kylie është në pritje të ëmbël, ku nuk kanë munguar spekulimet se ajo është nëna surrogate që po pret fëmijën e Kim Kardashian, gjithashtu është dyshuar mbi atësinë e fëmijës, por sipas TMZ, Kylie ka konfirmuar se është ajo po pret një fëmijë nga i dashuri i saj Trevis Scott dhe se është në muajin e pestë të shtatzënisë.

Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga prindërit e 20- vjeçares. Më herët babai i saj Caitlyn Jenner u shpreh se nuk e ka pritur dhe shumë mirë lajmin se vajza e saj e vogël është shtatzënë. Sipas tij, ajo është ende shumë e vogël, por nga ana tjetër Kriss është shprehur se do t’i qëndrojë shumë afër Kylies dhe do ta ndihmojë shumë në rritjen e vajzës së vogël. Ajo gjithashtu është shprehet se do të përpiqet shumë që ardhja në jetë e fëmijës, të mos ndikojë në biznesin e Kylie, ose siç ajo e quan “Perandorinë e Kylie Cosmetics”.

“Kylie ka punuar aq shumë për të ndërtuar atë perandori. Unë nuk dëshirojë të shohë që shtatzënia e saj të ndikojë në biznesin e saj”, u shpreh Kriss.

Vajza e Kylie do të jetë e 10-ta në klanin Kardashian/ Jenner, duke përfshirë këtu edhe vajzën e Kim dhe Kanye që pritet të vijë në jetë në fillim të vitit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme