Kylie Jenner josh me veshjen transparente, thekson gjoksin e formësuar

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner vazhdon të jetë ndër personazhet më të komentuar në mbarë botën.

Pothuajse çdo lëvizje e saj merr vëmendje mediatike, teksa edhe pozat provokuese të saj zënë vend në faqet rozë.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ajo mori vëmendje të madhe me imazhet e reja.

Kyli zgjodhi që kësaj radhe të vesh një fustan transparent, duke theksuar tiparet e bujshme trupore.

Prerja e veshjes bëri që asaj t’i vihet në pah gjoksi bujshëm, për të cilin komentohet në masë të madhe.

“Karakteri kryesor”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkaq, bukuroshja brune është parë të jetë e zënë kohëve  të fundit me produktet nga linja e saj e bukurisë.

Të ngjashme