Kylie Jenner pranon dhuratë unike nga i dashuri për ditëlindje

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Ylli i famshëm televiziv, Kylie Jenner, ditëlindjen e 22-të është duke e festuar në jahtin e saj në Itali bashk me familje dhe miq.

Jenner për ditëlindjen pranoi një dhuratë interesante nga i dashuri i saj, Travis Scott.

Ai i bleu Kyliet një qadore me diamante e cila përmbante logon e firmës së kozmetikës që ka Jenner.

Gëzimin e kësaj  dhurate 22 vjeçarja e ndau me fansat e saj në Instagram.

Të ngjashme