Kylie Jenner sërish akuzohet për përdorimin e tepërt të “photoshopit”

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner në botën e modelingut njihet për veshjet ekstravagante dhe për jetën luksoze që ajo bën.

Por, si duket në disa prej imazheve që ajo ndan në rrjete sociale, është kapur duke përdorur në masë të madhe ‘photoshop’, shkruan Mirror.

22-vjeçarja tashmë ka filluar pushimet në një resort lusoz në Canyon Pont, së bashku me morën e saj, Kendall Jenner.

Dyshja kanë qenë duke sjell momente të lumtura nga vendi ku janë duke qëndruar, duke i mbushur kështu rrjetet sociale me fotografi të ndryshme.

Në një postim të fundit që Kylie e ka bërë në Instagram, ka vënë në pah linjat e formësuara trupore ndërsa  mbante një pije në dorë.

Në të shihet se si bukuroshja brune ka vënë dorën mbi sytë, ndërsa dëshironte të ndalojë rrezet e diellit në fytyrën e saj.

Përkundër faktit se ajo dukej mrekullueshëm dhe mori miliona pëlqime, Kylie është akuzuar për ‘photoshop’ në të njëjtin postim.

Ajo çka tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët nuk kursyen komentet për një gjë të tillë, ishte gota e shtrembëruar që 22-vjeçarja mbante në dorë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Kylie është kapur duke rregulluar fotografitë e saj, pasi edhe pjesëtarët e saj të tjerë njihen për editimin e shumtë të imazheve. 

Të ngjashme