Kylie Jenner sërish shfaqet atraktive, mahnit me linjat e mrekullueshme trupore

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner duket mëse e gatshme që të shijojë fundjavën.

Pasi ditën e djeshme u pa në avionin e saj privat, tani ajo po kalon kohë në pishinë, shkruan Daily Mail.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, Kylie ka ndarë disa imazhe provokuese.

23-vjeçarja u shfaq me bikini ngjyrë verdhë, duke theksuar kështu tiparet e mrekullueshme trupore.

“është fundjavë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.

Kujtojmë se së fundmi ajo është ballafaquar me një situatë të palakmueshme, me një person që deshi të hyjë në rezidencën e saj.

Pas përpjekjeve të tij, Kylie ka kërkuar urdhër ndalimi për të, gjë e cila edhe iu miratua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme