Kylie Jenner shet kompaninë e saj të kozmetikës për 600 milionë dollarë

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Kyle Jenner ka vendosur të shesë pjesën më të madhe të kompanisë së saj të kozmetikës.

Jenner ka vendosur ta shesë atë për 600 milionë dollarë.

Marka e 22-vjeçares, përfshirë Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin, do të kontrollohet nga gjigandi i bukurisë Coty.

Kylie thotë se po shnndërron markën në një ”qendër ndërkombëtare të bukurisë”.

Forbes raportoi se ajo bëri 360 milionë dollarë shitje në vitin 2018, duke e bërë atë miliarderen më të re.

Kryetari i bordit të Coty e quajti Kylie një “ikonë të ditëve moderne, me një sens të jashtëzakonshëm të konsumatorit të bukurisë”, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme