Kylie Jenner shfaqet joshëse me pozat e reja

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner dhe familja e saj kanë qenë duke udhëtuar në vende të ndryshme edhe gjatë pandemisë coronavirus.

Së fundmi ajo ka zgjedhur të shkojë në liqenin Tahoe, aty ku solli një sërë imazhe atraktive, shkruan DailyMail.

Të tilla i ka publikuar në rrjetin social Instagram, ndërsa mori vëmendje të madhe të fansave të cilët e mbështesin vazhdimisht.

23-vjeçarja padyshim që edhe kësaj radhe ishte e veshur plot stil,  teksa vinte në pah tiparet e bujshme trupore.

Flokët dhe makijazhin i pati në mënyrë më të thjeshtë, duke e bërë që të duket sa më natyrale.

Sidoqoftë kësaj, ajo ka qenë duke ndarë fotografi edhe nga dekorimet që ka bërë për festat e fundvitit. 

Të ngjashme