Kylie Jenner sjell imazhe atraktive para pasqyrës

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner së fundmi ka qenë duke shpenzuar kohën me familjen e saj, ndërsa festoi edhe ditëlindjen e tretë të vajzës, Stormi.

Derisa po qëndron e zënë me pushimet e shumta, ajo përkujdeset edhe që të duket e bukur, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së djeshme (e hënë) ajo pati rastin që të mahnit miliona ndjekës përmes disa imazheve.

Bukuroshja brune përmes telefonit ka realizuar disa fotografi para pasqyrës, me ç’rast ka theksuar tiparet e bujshme trupore.

Veshja e saj ishte tërësisht e ngushtë dhe me ngjyrë të zezë, kurse kishte shpalosur pjesën në barkun e sheshtë.

23-vjeçarja përndryshe kishte përdorur edhe një ‘filter’ të rrjetit social Instagram, ndërsa i dilnin krah të zeza mbrapa.

Sidoqoftë kësaj, sa i përket jetës private, tashmë po flitet se ajo dhe Travis Scott do të ribashkohen.

Aludime të tilla kanë ardhur si pasojë e afërsisë së tyre, gjatë festë për ditëlindjen e tretë të Stormit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme