Kylie Jenner thekson tiparet trupore përmes veshjes me ngjyra të ndezura

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Padyshim që çdo paraqitje e Kylie Jenner komentohet në masë të madhe në faqet rozë.

Së fundmi, bukuroshja brune është parë në rrugët e Beverly Hills, teksa ka shkëlqyer me dukjen, shkruan Daily Mail.

23-vjeçarja kishte zgjedhur për pantallona ngjyrën portokalli të ndezur, teksa bluze ishte me të kuqe vezulluese.

Me po të njëjtën veshje asaj i janë theksuar tiparet trupore, për të cilat pëlqehet tej mase nga fansat.

Kësaj radhe Kylie nuk kishte zgjedhur të mbrohej nga pandemia coronavirus, pasi nuk shihej duke mbajtur maskë mbrojtëse.

Përndryshe, në rrjete sociale ajo është bërë ndër personazhet më të ndjekura në botë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme