Kylie Jenner tregon strijat në gjoks në një foto (të rrallë) pa photoshop

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner postoi një foto me bikini, por ndryshe nga herët e tjera nuk zgjodhi ta përdorë photoshopin

Në foto shihen qartë strijat në gjoksin e saj.

Shumë gra dhe vajza kanë strija në gjoks dhe s’ka asgjë të çuditshme, por falë standardeve të pamundura të bukurisë, shumë njerëz e kanë problem t’i tregojnë.

Duke marrë parasysh influencën e madhe që Kylie ka, njerëzit janë frymëzuar nga kjo foto. Komentet në rrjet ishin nga më të ndryshmet, por kryesisht ky gjest nga ana e Kylie-t u vlerësua.

Motrat Kardashian-Jenner njihen për përdorimin e photoshopit, ndonjëherë të tepruar dhe herë të tjera edhe të dështuar, kështu që një foto si kjo e Kylie-t është e rrallë.

Kylie e ka pranuar edhe më parë se pas lindjes i janë formuar strija në gjoks, por nuk ia kishim parë asnjëherë. Ja, erdhi edhe kjo ditë!

Të ngjashme