Kylie Jenner vjen me poza provokuese: Mund të më shikosh, por jo të më prekësh

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner duket të ketë qenë mjaft në disponim të mirë ditën e djeshme (e hënë).

Ylli i Keeping Up With The Kardashians ka ‘tërbuar’ rrjetin me imazhe provokuese që zakonisht bën, shkruan Daily Mail.

23-vjeçarja në rrjetin social Instagram ka shpërndarë disa imazhe, me të cilat ka joshur me miliona ndjekës.

Ajo kësaj radhe u pa me një veshje të ngushtë, që kishte llojllojshmëri të ngjyrave.

Padyshim që tiparet e formësuara trupore u vunë në pah, e sidomos të pasmet, për të cilat komentohet mjaft shumë.

“Mund të më shikosh, por jo të më prekësh”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Flokët brune e të gjata i Kylie i la të lira mbi supe, kurse përmes produkteve të saj të bukurisë bëri një makijazh mbresëlënës.

Poza të tilla atraktive nga ajo priten përherë mirë nga fansat, të cilët e përkrahin në çdo lëvizje të mundshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme