Labeli “PINT” prezantojnë koleksionin e ri të veshjeve për fansat (Foto)

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 15:49 | Nga

Labeli i njohur “PINT” janë shumë të pëlqyer në trevat shqiptare, veçanërisht nga mosha e re.

Fansa të shumtë nisen drejt koncerteve për të ndjekur nga afër idhujt e tyre, teksa këta të fundit jo gjithmonë janë duarbosh nëpër koncerte.

Shpesh herë MC Kresha dhe Lyrical Son kanë dhuruar për fansat e tyre albume me autografe, teksa kanë nxjerrë në shitje edhe veshje të ndryshme me logon e label-it.

“Speci” është figura, të cilën të gjithë fansat e “PINT” duan ta kenë pjesë të stilit të tyre, dhe kjo gjë në fakt është e mundur falë koleksionit të ri të veshjeve nga ky label.

Ata kanë publikuar së fundmi në rrjetet sociale disa fotografi nga ky koleksion nën logon e kompanisë, ku përfshihen: bluzat, xhupat dhe kapele e ndryshme të prodhuara nga “PINT”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme