Labi acarohet me fansat: Mos u merrni me mjekrën time, këqyreni leshin tuaj

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga Ferizaj, Labiont Tahiri, vazhdon të mbajë fjalën e dhënë, deri në liberalizimin e vizave ai do nuk do t’i pres flokët e mjekrën.

Kjo shenjë proteste e deputetit ka acaruar disa individë të cilët e kanë komentuar keq mjekrën e tij gjë që edhe e kanë nervozuar atë.

Tahiri kishte hyre ‘live’ në Facebook, gjë që shpesh komunikon në këtë mënyrë me fansat e tij, dhe kishte krahasuar veten e tij më Ibrahim Rugovën e Ismail Qemalin.

“Ju qe po iu del punë me mjekrën time, majeni leshin tuaj e kujdesuni për veten tuaj, për mu ska problem. Ni Ibrahim Rugovë e ka majt shallin tan jetën po kurrë nuk e ka pa pavarësinë e Kosovës, që ne po e shijojmë”, ka thënë Tahiri,

Ndërsa pati edhe disa fjalë për ata që ia përqeshin mjekrën.

“Po iu njoftoj me mjekrën time. Do po më thojnë ndreqe anej knej.Tybe ne pas ndreq as Ismail Qemali e as Isa Boletini se tybe skanë pas zhileta “, është shprehur deputeti i Kuvendit.

Posted by Labinot Tahiri on Friday, May 3, 2019

Të ngjashme