Labi braktis 21-shin, shkon në Gjermani

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 22:47 | Nga

Largimi i Labinot Gashi – Labi nga moderimi dhe largimi i tij për në Gjermani ka bërë që të fillojnë qarkullimet për arsyet e largimit të tij

Dihet se Labi ka qenë në TV 21 si në shtëpinë e vet dhe normalisht të largohesh nga një media pas 17 viteve duhesh të kesh arsye të forta, shkruan GazetaExpress.

E një ndër arsyet që po spekulohet momentalisht është paga e Labit që thuhet të këtë qenë e vogël në krahasim me shikueshmërinë që kanë pasur emisionet e tij.

Megjithatë, në arsyetimin e largimit të tij nga moderimi, Labi ka lënë vend që pas një pushimi ai do t’i rikthehet prapë profesionit të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme