Labi e la 21-shin për t’u punësuar në RTK

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 11:21 | Nga

Moderatori i njohur, Labinot Gashi, javë më parë njoftoi largimin prej RTV 21, ku punonte që prej fillimit të karrierës.

U raportua se shkak ishte pakënaqësia e tij me pagën e ultë.

Por, burimet e Telegrafit thonë se Labi do të vazhdojë karrierën në televizionin publik të RTK-së.

Nuk dihet nëse emisioni do të mbajë të njëjtin emër si i mëparshmi “1 kafe me Labin”.

Ndryshe, “1 kafe prej shpisë” është emri me të cilin është ‘konvertuar’ emisioni i vjetër i Labit, teksa prezantues janë Blerona Zeqiri dhe Visar Kalludra, ish-asistentët e Labit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme