Labi hedh poshtë aludimet për një zënkë me Sabri Fejzullahun: Dua t’i ndali zërat, e meriton të vlerësohet

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Ditëve të fundit kanë qarkulluar disa lajme në shtypin rozë në të cilat thuhet se kishte një ‘ngacmim’ mes artistëve shqiptarë, Sabri Fejzullahu dhe Labinot Tahiri.

Kjo në bazë të disa komenteve të Fejzullahut të bëra në profilin e Labit, të cilat më pas u shpërndanë e u bënë virale gjithandej.

Sidoqoftë, artisti i mirënjohur ka bërë një sqarim duke treguar se ka një respekt të veçantë e të madh për Sabriun dhe për familjen e tij.

Labi hedh poshtë të gjitha thashethemet, por shton se nuk e lejon ta poshtërojnë njerëzit, e madje as shteti e qeveria.

Ky është postimi i plotë i Labit:

“Me zemër, për Sabrianon, që dua ti ndali zërat kinse jemi të përçarë, gjë që nuk ekziston!

E meritonte, meriton dhe do ta meritojë edhe pas shumë viteve të ; çmohet, respektohet, nderohet e të vlerësohet sa të ekzistojë shteti e kombi ynë si figura më e këndshme e skenës sonë shqiptare.

Nuk kam lënë artist pa e nderu dhe pa e respektua, madje edhe kur ka pasur nevojë jam futur brenda thashetheme te estradës për me u bë zgjidhje, kështu jam dhe njihem gjate vite për veprat dhe mundin tim.

Sabriun, e nderova në qytetin tim me aq mundësi sa kisha, jo si institucion por për faktin që është IKONË SHQIPTARE, kur nuk kishte Facebook e shume portale ne Kosovë, për veç televizioneve!

Pra dua te them, që me axhën Sabri as nuk kam dhe as që do të kemi ndonjëherë mosmarrëveshje, por nganjëherë mendoj se; koha, vitet, karriera e bujshme 50 vjeçare e tij , dhe shumë arsye te jetës personale mund ta bëjnë ose te na bëjnë të dukemi sikurse po e nënçmojmë ndonjë artist te ri.

Pa dyshim se Sabriano, mbetet njeri dhe artist i madh për shumë gjenerata dhe për mua.

Fundja, vazhdoj ti respektoj të gjithë aq sa meritojnë, por të me “poshtërojnë” nuk lejoj as shtetin as qeveritë dhe as askënd për faktin se secili kemi një bagazh të veçantë jetësorë.

I dashur Sabri Fejzullahu të dëshiroj shumë shëndet ty dhe zonjës Nera dhe të gjithë familjes tënde artistike së bashku me publikun tënd të kamotshëm e te rinjtë.

Te do, Labi Kosovë e Shqipërisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme