Labi i lumtur që po lejohen ahengjet, premton një befasi për maturantët

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, i ka befasuar të gjithë me një nga postimet e tij të fundit në rrjetet sociale.

Teksa ka publikuar një fotografi të tijën në InstaStory, Labi në mbishkrimin e saj ka shkruar se shumë shpejt ka një befasi për maturantët.

Ai nuk ka bërë të ditur se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë ka lënë të kuptohet se do të japë kontributin e tij në lehtësimin e mbajtjes së mbrëmjeve të maturës.

“Një ditë e mbarë për të gjithë. Së shpejti do t’i gëzojë të gjithë maturantët e Kosovës. Zemra e madhe nuk u krijua nga pasuria, paraja apo nga kapadaillëku, por u krijua kur e kujton se ndokush në jetë të ka gëzuar kur të ka bërë një zgjidhje apo përkrahje! Ato mos i harro dhe vazhdo ti e unë e të gjithë të gëzojmë shpirta…Ju e dini që nga ana ime janë dhuruar mbi 200 mbrëmje humanitare, tani në diskutim me shokët e grupit dhe njerëzit e ngushtë shpresoj se do të bëjë mrekullinë e radhës për të rinjtë! Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Tahiri në InstaStory.

Labi dhe këngëtarët e estradës kanë marrë tashmë dritën jeshile për lejimin e organizimit të eventeve muzikore, me prezencë të madhe të njerëzve.

Megjithatë numri i njerëzve të lejuar në masë dhe kushtet pandemike në të cilat do të organizohen këto mbledhje pritet të bëhen të qarta në vazhdimësi.

Të ngjashme