Labi i premton 500 euro ose një udhëtim në Turqi punëtorit të pastrimit që iu rreziku jeta

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Labinot Tahiri ka premtuar një udhëtim në Turqi ose para në vlerë 500 euro për punëtorin e kompanisë “Ekoregjioni”, që iu rrezikua jeta në vendin e punës.

Tahiri tha se fillimisht kur i ka parë pamjet e punëtorit të lënduar nuk e ka ditur se është rast në Kosovë.

Ai i ka bërë thirrje Gentianit që t’i shkruaj për t’ia lënë numrin e telefonit.

“Një respekt i veqant për këtë puntor dhe shumë puntor të tjerë në këtë vend. Kur e kam parë para disa dite në një foto , kam menduar se është nga ndonje vend tjetër jashtë Kosovës, dhe kam menduar se sikurse nga njeherë shoqeria bejnë gjeste mes vete sa për ndonje video si ne kohet e fundit që po i bejnë për klikime….! Po ta dija që ishte në Kosovë, njejtë do të shkruaja si tani dhe do të veproja duke i thënë:  “Ti zotri; ke një Moral të fortë për punën që bëni”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

NJË UDHETIM NË TURQI OSE PARA vlerë 500€ PËR KËTË PUNTOR të cilat nesër do t’ja dhurojë.

Një respekt i veqant për këtë puntor dhe shumë puntor të tjerë në këtë vend.

Kur e kam parë para disa dite në një foto , kam menduar se është nga ndonje vend tjetër jashtë Kosovës, dhe kam menduar se sikurse nga njeherë shoqeria bejnë gjeste mes vete sa për ndonje video si ne kohet e fundit që po i bejnë për klikime….!

Po ta dija që ishte në Kosovë, njejtë do të shkruaja si tani dhe do të veproja duke i thënë:

“Ti zotri; ke një Moral të fortë për punën që bëni.

Me erdh mirë që kryetari i shkëlqyer nga Suhareka , z. Muharremaj , ju ka dhuruar mirënjohje, por, më lejoni që me dashamiresinë time shpirtrore e shqiptare të ju shpërblejë me një udhetim se bashku me familjen në Turqi ose në vlerë të këtij udhëtimi 500-700 € , të u’a dhuroj para nga mbremjja ime që sonte do ta mbaj në Prishtinë.

I ke hallall nga unë dhe nga të gjithë shqiptarët.

Me shkruani personalisht në fcb dhe ma lini nr e telefonit.

Jo që kam shumë, por motivi dhe shperblimi janë të dhuruara edhe nga Zoti kur punojmë e bejmë punë me drejtesi.

Me respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.

Të ngjashme