Labi nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në politikë: Do të ketë surpriza

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, dikur ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Përkatësisht ai ishte deputet i legjislaturës së gjashtë të kuvendit, aso kohe e qeverisur nga ish-kryemministri Ramush Haradinaj, ndërkohë vet Labi ishte deputet nga radhët e AKR-së, që në vitin 2017 ishte në kolacion me partitë LDK dhe Alternativa.

Kyçjen e tij në politikë, Labi e cilëson si një nga pesë datat e tij më të rëndësishme në jetë dhe këtë ai e konfirmoi përmes një prej kronikave të emisionit “Prive”, ku ishte i ftuar së fundmi.

E pyetur nga moderatorja Liberta Spahiu se nëse ky ishte një sinjal që ai do të vazhdojë të merret me politikë, Labi e pohoi këtë gjë.

“Pa dyshim, shiko jnganjëherë disa dallgë që s’mund t’i ndalë askush, përshembull cunami nuk vjen çdo ditë, vjen nganjëherë. Lumenjtë mund të qarkullojnë tërë kohë, cunamitë ka njëfarë qetësie pastaj vërshojnë, kështu që një herë jam duke pushuar në aspektin e qetësisë, por do të ketë surpriza pa dyshim. Unë jam i paparashikueshëm ju e dini”.

Ai thotë se është veçanërisht mirënjohës ndaj politikës, pasi ai arriti të marrë pasaportë shqiptarë falë një dekreti të presidentit Ilir Meta, si shenj respekti për humanizmin e tij.

Të ngjashme