Labi për protestën: Nuk kisha nevojë të ngris zërin kurrë, por gjendja reale më bëri të tillë

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar nesër (e premte) protestë në qytetin e Ferizajt.

Ai kundërshton masat e reja të kufizimit të Qeverisë së Kosovës, të cilat parashohin kufizime më të mëdha shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.

Përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social Instagram, këngëtari ka shpjeguar se si gjatë gjithë këtyre viteve nuk është servilizuar dhe ka punuar gjithmonë për të drejtën e popullit të tij.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Nuk jam lodhur kurrë në jetë, vetem padrejtesitë dhe servilizmi i poshtêr i njerëzve më ka lodhur pak psiqikisht, ama prap dalë fitimtar.

Mua personalisht Zoti mi pat dhuruar të gjitha;shëndetin, zanin, bujarinë , punën e shumë të tjera, dhe ne fund mirësinë dhe kujdesin për njerëzit e mirë dhe të përgjegjshëm!

Më dhuroi gjithçka që i kërkova, por kurrë su bera rehat duke kêrkuar të mira për popullin tim dhe për vendin tim, sepse gjithmonë më ka munduar fakti , kur kam pa mirë dikun jashtë (nëpër botë) ndërsa në vendin tim varferi e gjendje jo e mirë.

Realisht nuk kisha nevoj të ngris zanin kurrë, por gjendjja reale më bëri të tillë!
Gjithmonë keni dëshmi , se tani e 15 vite kurrë nuk pushova dhe nuk e kam ndêrmend të pushojë se kerkuari drejtesi dhe mirësi për të gjithë.
Kur ka drejtesi për të gjithë, ka edhe për mua!

Sidoqoftë, gjithmonë jam demtuar mbi kurrizin tim, ama pa u demtuar vetë , nuk mund të shohësh njerëz me gjendje të mirë dhe vendin përpara me të mira të pa skajshme!

Shihemi nesër në protestë ora 11:00 para sheshit të Ferizajt!
Maskat me vete!
Protesta zgjat 30 minuta! Ju lutem ne oren e sakt te jeni të gjithë.

Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme