Labi tregon se pse nuk hyri dhëndër natën e parë të martesës

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Prezantuesi i njohur shqiptar, Labinot Gashi, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ai ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e tij, ku ndër to ka cekur edhe datën e martesës me Qëndresën.

Çifti kishin organizuar dy ditë dasmë, ku ditën e parë të kurorëzimit e kishin realizuar në tren, gjersa të nesërmen në restorant me shumë të ftuar.

Mirëpo në rrëfimin e veçantë, Labi tregoi se mbrëmjen e parë të martesës nuk kishte hyrë dhëndër, për shkak se kishte harruar listën e dasmorëve në restorant dhe ishte detyruar të kthehej nga Peja në Prishtinë për ta marrë atë.

“Shkoj për të hyrë dhëndër. Në ora 04:00 shkoj me hy në dhomë edhe i them Qëndresës kam harrur listat me emrat e të ftuarve në Prishtinë edhe më është dashur ë kthehem në Prishtinë për t’i marrë listat”, ka thënë moderatori Gashi.

Tutje, ai e ka përshkruar dasmën si një nga momentet më të mira të jetës, me faktin që njerëzit që do i ka pasur pranë.

“Unë e kam shijuar deri në pikë të fundit, jo vetëm trenin, por të gjithë dasmën. Ka qenë një atmosferë shumë e bukur, edhe sepse morën pjesë miq të mitë me të cilët rri shpesh dhe i konsideroj si pjesë të familjes, si Big Mama, Mjeda dhe shumë të tjerë”, ka thënë Labi.

Ai dhe bashkëshortja e tij Qëndresa, janë prindër të një vajze të quajtur Roa. 

Të ngjashme