Lady Gaga flet për traumat e jetës, dhunimet, PTSD-në dhe dhimbjen kronike

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe aktorja Lady GaGa (33) vendosi që gjatë turneut të saj ‘2020 Vision: Your Life In Focus’ të flasë për shëndetin dhe traumat që ia shënuan jetën e saj. Ajo ia tregoi të gjitha prezantueses Oprah Winfrey (65) përpara 15.000 njerëzve në Florida.

“Kam qenë e dhunuar shumë herë kur isha 19-vjeçare. Nuk kisha psikiatër, as mjek që do të mund të më ndihmonte. Kam PTSD dhe vuaj nga dhimbje kronike. Dhimbja neuropatike si përgjigje ndaj traumës është pjesë e jetës sime. Marr antidepresantë, i kam disa mjekë tani, dhe kështu mbijetoj”, – tha këngëtarja, duke shtuar se ajo ishte abuzuar nga një person që e njihte mirë. Ajo gjithashtu e pranoi se për shkak të të gjitha vuajtjeve e kishte prerë veten nëpër trup.

“Arrita ta ndaloja vetë-lëndimin kur e kuptova se ajo që po e bëja ishte t’u tregoja njerëzve që po luftoja me dhimbje në vend që t’ua thosha këtë. E them këtë me shumë përulësi dhe forcë. Jam mirënjohëse që nuk e bëj më këtë dhe nuk dua ta romantizoj këtë”, – tha ajo.

Image

Në intervistë, ajo gjithashtu foli për luftën me fibromialgji, dhimbje kronike të muskujve, por edhe për raportin me këngëtarin Bradley Cooper (45), me të cilin luajti në filmin ‘A Star Is Born’, shkruan KOHA Ditore.

“U shkrua se ishim në lidhje. I trilluam të gjitha. Mendoj se i kemi mashtruar shumë mirë të gjithë“, – tha Lady Gaga.

Të ngjashme