Lady Gaga fotografohet derisa pauzon gjatë xhirimeve të filmit “House Of Gucci”

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ajo ka qenë duke xhiruar seritë e filmit më të ri në të cilin do të marr pjesë.

Dhe Lady Gaga gjatë punës për “House Of Gucci” ka vendosur që të marrë pak pushim, shkruan Daily Mail.

35-vjeçarja pas daljes në shëtitje është fotografuar nga paparacit, ndërsa u pa duke marrë një kafe për vete.

Veshja e saj ishte e thjeshtë, teksa më shumë tek bukuroshja bionde dominonte ngjyra e bardhë.

Aksesorët assesi nuk munguan në këtë paraqitje, ndërsa syzet e zeza bënin që ajo mezi të vërehej.

Gaga përndryshe do të luaj në rolin e Patrizia Reggiani, gruaja e Muarizio Gucci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme