Lady Gaga këngë me ”Blackpink”

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

A do ta përfshijë Lady Gaga grupin BLACKPINK në albumin e saj të ri Chromatica? Kjo mund të jetë e vërtetë!

Grupi i popullarizuar i vajzave të Koresë së Jugut u bë objekt i thashethemeve në internet gjatë ditës së sotme, pas lajmeve të konfirmuara se Ryan Tedder është i përfshirë në projekt.

Si përgjigje, agjencia e grupit, YG Entertainment, lëshoi një deklaratë.

“BLACKPINK është duke punuar në shumë projekte. Është e vështirë të konfirmohet ky informacion në këtë pikë, kështu që ju lutem prisni për njoftimin zyrtar”, thanë ata, duke mos e pohuar apo mohuar lajmin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme