Lady Gaga konfirmon fejesën e dytë

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Lady Gaga është fejuar përsëri!

Ajo është ndër personazhet më të përfolura të skenës muzikore dhe atë të filmit kohët e fundit.

Lady Gaga po merr shumë vëmendje që nga fillimi i shfaqjes së filmit ‘A Star is Born’, ku ajo aktorn në rolin kryesor e gjithashtu ka shkruar edhe këngët e filmit, përcjell Gazeta Express.

E megjithëse është folur mjaft shumë edhe për tërheqjen mes saj dhe aktorit Bradley Cooper, me të cilin luan në film, realiteti është krejt ndryshe.

Këngëtarja dhe tani aktorja e suksesshme ka zbuluar se është fejuarin me të dashurin e saj Christian Carino, gjatë një mbrëmje të organizuar nga revista ‘Elle’ për femrat në Hollywood, ku ajo ka falënderuar publikisht ‘të fejuarin e saj Christian’.

Dyshja janë bashkë që nga shkurti i vitit 2017 dhe Gaga gjithmonë ka folur ëmbël për dashurinë që po përjeton.

Ndryshe, ajo ka pushtuar kinematë botërore e madje edhe top listat me albumin me këngët nga filmi ku luan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme