Lady Gaga ndahet, thashetheme se ka diçka me Bradley Cooper

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Prej më shumë se një viti bashkë, Lady Gaga dhe Christian Carino i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Aludimet se diçka nuk po shkonte mirë mes çiftit filluan pas daljeve të fundit publike të Gaga-s, e cila jo vetëm që nuk shoqërohej më nga Carino, por as nuk mbante unazën e fejesës. Tashmë, burime të sigurta konfirmuan për People se çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre përfundimisht.

Pas transmetimit të filmit “A star is born”, ku Gaga dhe Bradley Cooper ishin protagonistë shumë prej fansave mendonin se ata përshtateshin shumë mirë si çift. Mënyra si këngëtarja shprehej për Bradley-n nxiti dyshimet se mes tyre mund të kishte lindur diçka. Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar lidhur me këtë çështje, por Bradley dhe Irina duken më të bashkuar se kurrë dhe nuk kanë dhënë asnjë shenjë se mund të ketë një krisje të marrëdhënies së tyre.

Mbetet për t`u parë se si do të shkojnë gjërat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme