Lady Gaga zbulon emrin dhe datën e publikimit të albumit të ri

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Albumi i ri i Lady Gaga po vjen më dhjetë prill dhe e ka titullin ‘Chromatica’.

Pop-ylli, Lady Gaga, ditë më parë publikoi projektin muzikor me titull “Stupid Love”, këngë kjo e cila i paraprin albumit më të ri që po sjell.

Tani, ajo bëri të ditur se po vjen albumi i gjashtë me radhë, të cilin e titulloi “Chromatica”, ndërsa do të pbulikohet më 10 prill.

Kënga “Stupid Love” është vetëm projekti i parë i këtij albumi, i cili gjithsej do t’i ketë 16 projekte.

Albumi i ri i këngëtares pritet të rezultojë i suksesshëm, ashtu sikurse edhe albumet që solli para tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme