”Laj borxhet” Pas akuzave publike, Jonida Maliqi hedh në gjyq ish-shoqen

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-shoqja e këngëtares dhe fashionistes Jonida Maliqi, që prej ditës së djeshme ka qenë shumë e komentuar në media e rrjete sociale për shkak të një postimi. Blogerja Alba Danaj shpërtheu ndaj Jonidës duke marrë si shkas deklaratën e këngëtares në “Klanifornia”. Jonida shprehej se nuk i pëlqen aspak trendi i ri i çantave të vogla. “Në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruante Alba.

Jonida nuk qëndroi në heshtje, por me postimet e saj la të kuptohej se e gjitha ishte gënjeshtër. “Thuaj një gënjeshtër një herë dhe të gjitha të vërtetat vihen në pikëpyetje. Nëse do që të të besojnë, ji e sinqertë. Nuk fitohen miqtë me sallatë”, shkruante Jonida. Megjitha çështja nuk do zgjidhet me kaq.

Jonida e ka çuar në gjyq ish-shoqen dhe ka marrë një avokate për të ndjekur çështjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme