Lajm i keq për adhuruesit e Feros

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Reperi Fero ka njoftuar se ka anuluar të gjitha koncertet për muajt e ardhshëm. Ai nuk ka treguar arsyen e një veprimi të tillë, por ka thënë se do të kthehet me një mysafir të veçantë.

“Të dashur fansa. Lajmërim: I anuloj të gjitha koncertet për muajt e ardhshëm, do të më mungoni shumë”.

“Por, kur të kthehem në koncerte, do të jetë diçka legjendare dhe nuk do të vij vet, por do t’jua sjell një mysafir special”, ka shkruar Fero në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Instagram.

Të ngjashme