Lajmërohet Mozzik pas tollovisë, kërkon falje

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Reperi Mozzik gjatë ditës së djeshme ka nisur turneun promovues për albumin e ri “Mozzart”.

Për ta parë Mozzikun, shumë fëmijë ishin grumbulluar pa distancë, e disa prej tyre edhe pa maska, pavarësisht rrezikut të infektimit me COVID-19. Reperi është kritikuar se po rrezikon shëndetin e qytetarëve, duke organizuar tubime të tilla gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë Mozzik i ka falënderuar fansat për mbështetjen nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram dhe ka kërkuar falje për gjithë ‘tollovinë’.

“MOZZART..Ju dua shumë , ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur se për këto buzëqeshje e kam bërë këtë,dhe për asnjë përfitim tjetër . Më falni nëse e bëra tollovi pak  Sinqerisht Mozzik ! ”, ka shkruar ai.

Të ngjashme