Lansohet “Qef” nga Bardhi dhe Lumi B

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Verës 2021 i është shtuar edhe një këngë tjetër plot ritëm e ngjyra.

Bëhet fjalë për projektin e ri të reperit Bardhi, të cilin e solli në bashkëpunim me artistin Lumi B.

“Qef” titullohet kënga e dyshes së famshme, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme e me një klip të veçantë saktësisht për kohën në të cilën jemi.

Tekstin dhe melodinë e kanë realizuar vet reperët, kurse producent ekzekutiv është Jetmir Agaj njëherësh menaxheri i Bardhit.

Për masterizimin u kujdes Nome Ent., gjersa producimi dhe tërë këngë u bë në studion SBS Entertainment.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur Imagine Films.

Në bazë të reagimeve të para, nuk ka dyshim se projekti do të jetë një nga hitet e kësaj vere

Të ngjashme