“Larg qoftë”, Donaldi i prish planet Beatrixës për të kaluar Shën Valentinin së bashku

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Aktori, Donald Veshaj dhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj janë çifti i parë i konfirmuar në shtëpinë e famshme, ata shihen vazhdimisht pranë njëri-tjetrit të lumtur, por që kohëve të fundit këngëtarja është ankuar se Donaldi nuk po i kushton vëmendje asaj si në ditët e para.

Ditën e djeshme mes të qeshurave Beatrix i ka bërë të ditur aktorit se është e fiksuar pas datave, ndërsa atij i erdhi në mendje direkt festa e të dashuruarve, Shën Valentini.

Këngëtarja kërkoi që atë ditë të trajtonte si princeshë, e që ndërkohë Donaldi u lut që ata të mos ishin brenda shtëpisë së atë ditë.

Pjesa nga biseda e tyre:

Beatrix: Un jam njëçikë fiksimaxhie me datat.

Donald: Për Shën Valentinin?

Beatrix: Po. Dua të më mbash dorën ndërkohë që ti punon, dua të më ledhatosh flokët, të më trajtosh si një princeshë. Të mos ma lëshosh dorën kur ti ha me dorën e majtë.

Donald: Ishalla s’do jemi këtu brenda deri për Shën Valentin, o zot.

Einxhel: Unë mendoj që këtu do jemi.

Donald: Ishalla jo o zot. Larg qoftë.

Të ngjashme