Laura Dern, Sam Neill dhe Jeff Goldblum rikthehen në vazhdimin e “Jurassic Park”

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Adhuruesit e “Jurassic Park” me kënaqësi e pritën informacionin se të tre anëtarët e kastit origjinal të filmit Laura Dern, Sam Neill dhe Jeff Goldblum do të shfaqen së bashku për herë të parë në vazhdimin e tretë të filmit të quajtur “Jurassic World”.

Dern, Goldblum dhe Neill do t’i përsërisin rolet e tyre origjinale nga viti 1993, së bashku me yjet e “Jurassic World” Chris Pratt dhe Bryce Dallas Howard në filmin e ardhshëm regjinë e të cilit do ta bëjë Colin Trevorrow.

Image

Regjisori Trevorrow e shpalosi këtë lajm në një projeksion special të filmit “Jurassic World” në Hollywood. Dern me këtë rast e konfirmoi pjesëmarrjen e saj në Jurassic World 3, shkruan KOHA Ditore.

Nga ana tjetër, Goldblum të mërkurën në Instagram e tregoi entuziazmin e tij për kthimin në franshizën e filmit “Jurassic”, përsëri në rolin e doktor Malcolm.

Image

Steven Spielberg dhe Trevorrow do të jenë producentët ekzekutivë në Jurassic World 3, ndërsa produksionin do ta bëjnë Frank Marshall dhe Pat Crowley.

Filmi u jep fansave një përmbledhje të njerëzve të cilët vetëm përpiqen të mbijetojnë nga invazioni i papritur dhe vdekjeprurës i dinosaurëve në terrenin e tyre.

Bashkimi i këtij kasti në filmin “Jurassic World 3” e entuziazmoi edhe Reese Witherspoon, e cila në Twitter tha se mezi po pret ta shikojë filmin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme