Lea Michele bëhet nënë për herë të parë

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Aktorja 33-vjeçare, Lea Michele dhe bashkëshorti i saj, Zandy Reich, e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë gjatë javës së kaluar. Foshnja është djalë dhe është pagëzuar Ever Leo.

Një burim i afërt i çiftit e ka konfirmuar lajmin për revistën prestigjioze “People”, me ç’rast ka bërë të ditur: “E ëma dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe që të gjithë po ndihen shumë të lumtur dhe falënderues.”

Deri më tani, ylli i serisë “Glee” dhe bashkëshorti i saj biznesmen, nuk e kanë konfirmuar lajmin e lindjes së djalit të tyre, transmeton Koha.

Në muajin maj, u bë i ditur lajmi se Michele po e përjetonte një shtatzëni të mrekullueshme si dhe po e shijonte karantinën në maksimum, kjo pasi i ka ofruar mundësinë ta jetojë këtë eksperiencë në mënyrë private dhe intime.

Aktorja po ashtu kishte vendosur t’i lërë anash ushtrimet rigoroze të cilat i bënte para se të mbetej shtatzënë, si dhe i ka shijuar më shumë shëtitjet në natyre dhe pushimin në shtëpi.

Lea Michele në të kaluarën ka qenë në lidhje romantike me kolegun e saj nga seria “Glee”, Cory Monteith, deri në momentin kur ai vdiq nga mbidoza në vitin 2013. Aktorja e kishte filluar lidhjen romantike me afaristin Zandy Reich në korrik të vitit 2017, ndërsa ai i kishte propozuar martesë në prill të 2018-s. Çifti i njohur i showbizit u martua në Napa të Kalifronisë, në mars të vitit të kaluar.

Së fundmi, Lea Michele u bë pjesë e një skandali publik, me ç’rast kolegë të shumtë afrikano-amerikan të aktores, e kishin akuzuar atë për trajtim të padrejtë në sheshin e xhirimeve të serisë “Glee”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme