Ledina Çelo nuk i ndal pozat provokuese nga pushimet në Shqipëri, vazhdon të ekspozojë të pasmet

Prishtinë | 10 Kor 2021 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, është kthyer në Shqipëri për pushime.

Ajo ka ardhur nga Gjermani për të shijuar ditët e nxehta në bregdetin e vendlindjes.

E teksa po e shijon qëndrimin në rivierën shqiptare, Ledina nuk po heziton që të ndajë me fansat në rrjetet sociale edhe momentet e bukura që po i kalon atje.

Në disa fotografi të fundit të publikuara në rrjetin social Instagram, këngëtarja nga Shqipëria është dukur mjaft atraktive teksa ka pozuar me bikini të zeza.

Duke shijuar perëndimin e diellit, Ledina pozoi në imazhin pasues duke ekspozuar të pasmet e saj atraktive.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e saj trupore në moshën që ka.

Këngëtarja Çelo përndryshe ka kohë që iu mungon fansave në prurjet e reja muzikore, teksa kënga e fundit që solli ishte “C’est La Vie” në bashkëpunim me Majk Çelon vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme