Ledioni: Mund të pauzoj, po pres një bebush

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 10:34 | Nga

Mediet rozë paralajmërojnë ndryshime të mëdha në talent show-n “The Voice”, që transmetohet në Top Channel.

Aq sa, krahas trajnerëve të spektaklit, zëvendësimet kanë prekur dhe dhëndrin e familjes trashëgimtare, prezantuesin Ledion Liço.

Lidhur me këtë, 30-vjeçari është prononcuar për revistën “Who” ku sqaron se roli i tij do të mbetet i pandryshuar të paktën edhe për dy vitet e ardhshme.

Megjithatë bjondi i ekranit nuk e ka përjashtuar mundësinë e një pauze, pasi siç shprehet “meqë po pres një bebush, mbase ma bëjnë dhe mua si Arbanës”, krahason Ledioni veten me ish-prezantuesen e Big Brother e cila iu përkushtua mëmësisë duke u larguar një vit nga televizioni.

Në fakt, Ledioni e ka marrë me shumë seriozitet të bërit prind. Sipas aktivitetit të tij në Instagram, ai e ka kaluar verën duke lexuar manuale për rritjen e bebes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme