Ledjana bën një koment për Antonelën në BBV

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-konkurrenten e “Për’puthen 2” Antonela Berishën tashmë e shohim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por përpara këtij reality-show e kemi parë në programin e dashurisë.

Sigurisht ajo për çfarë mbahet mend më shumë Antonela është ‘lufta’ me Ledjanën për Mevlanin, i cili në fund zgjodhi Ledjanën.

Po a vazhdon akoma kjo ‘armiqësi’?! Mesa duket po.

Ajo ka komentuar në Instagram “dihet” kur është pyetur se kë do donte të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”.Direkte të gjithë kanë aluduar se sigurisht e ka për Antonelën.

Ndryshe nga shumë ‘armiqësi’ në programin “Për’puthen” që pamë të harroheshin jashtë Ledjana dhe Antonela vazhdojnë po njësoj.

Ledjana e ka akuzuar Antonelën si dikush që ndërhynte në çift dhe se deri në momentin e fundit i ka kërkuar Mevlanit “të dilnin çift bashkë”. Ledjana rrëfeu se ajo dhe Mevlani do të deklaroheshin që në takimin e 4, ku kanë dhënë puthjen e parë, por Antonela e mori vesh dhe krijoi një situatë dramatike në emision duke bërë që deklarata e tyre të shtyhej për shumë më vonë. Gjithashtu ajo ka treguar që ata dy nuk e ndërprenë komunikimin mes tyre.

Në emisionin “Goca dhe Gra” ajo gjithashtu tregoi se i ka bllok të dy.

Nga ana tjetër Antonela e ka akuzuar Ledjanën për “fallcitet”.

Kujtojmë se tashmë asnjëri prej të treve nuk flet me njëri-tjetrin.

Dy muaj pas shkëputjes me sherr nga Ledjana, Mevlani i “Përputhen” nis histori të re me shkaktaren e ndarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme